Tentuan të korruptojnë policët rrugorë për të shmangur gjobën, procedohen penalisht dy shoferët në Durrës Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin për shqyrtim në seancë plenare publike të çështjes që lidhet me rregulloren e brendshme të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), kërkesë e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Objekt i kërkesës është shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut i vendimit nr. 49, datë 17.07.2026, të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Kërkesa lidhet me dispozitat e Rregullores së Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, konkretisht ato me efekte të jashtme, procedurale, kufizuese dhe sanksionuese, ku mes tyre është dhe ndalimi i telefonit brenda në seancë.
Gjithashtu, kërkohet pezullimi i zbatimit të këtyre dispozitave deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Top Channel