Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale “Diella”

9 Nëntor 2026 | 16:07

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar lidhur me kërkesën e 39 deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e dy dispozitave të dekreteve presidenciale që lidhen me ministren virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.

Në kërkesën e tyre, deputetët e opozitës kundërshtuan përcaktimin sipas të cilit Kryeministri ushtron përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”, duke pretenduar se përmes këtyre dekreteve ishte krijuar një strukturë e re ministrore dhe ishin cenuar kompetencat kushtetuese të institucioneve të tjera.

Në vendimin e arsyetuar, Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, duke argumentuar se dispozitat e kundërshtuara nuk kanë karakter normativ dhe nuk krijojnë, në mënyrë autonome, kompetenca apo struktura të reja. Sipas Gjykatës, ato përcaktojnë një përgjegjësi individuale për Kryeministrin dhe nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme juridike për krijimin e një ministrie të re.

Megjithatë, Gjykata ka sqaruar se nuk mund ta shqyrtojë çështjen në themel. Ajo argumenton se kërkesa nuk përfshihet në kompetencën e saj për kontrollin e akteve normative apo verifikimin e zgjedhjes dhe emërimit të funksionarëve kushtetues. Ndërsa për pretendimin për cenimin e kompetencave të institucioneve të tjera, Gjykata vlerëson se 39 deputetët nuk legjitimohen për ta vënë atë në lëvizje.

Në vendim, Gjykata Kushtetuese ka theksuar gjithashtu se përdorimi i inteligjencës artificiale në veprimtarinë publike nuk mund të ndryshojë rendin kushtetues dhe ligjor të ushtrimit të kompetencave. Sipas saj, inteligjenca artificiale mund të përdoret vetëm si instrument në ushtrimin e kompetencave ekzistuese, ndërsa përgjegjësia institucionale dhe llogaridhënia mbeten te organi ose funksionari përkatës.

Gjykata nënvizon se përdorimi i sistemeve të inteligjencës artificiale në administratën publike duhet të mbështetet në një kuadër të qartë ligjor, duke garantuar mbikëqyrjen njerëzore, mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave themelore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do të vijojë punën për përfundimin e reformës zgjedhore, me ose pa pjesëmarrjen...
15:17 | 09/11/2026

Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

Policia ka arrestuar Robert Dukën, i njohur edhe si Albert Duka, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në...
14:53 | 09/11/2026

EKSKLUZIVE/ Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme

Euronews Albania ka zbardhur detaje nga raporti i përbashkët i përpiluar nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me...
14:46 | 09/11/2026