Policia zbulon një kasafortë të fshehtë pas një muri të rremë në rezidencën e ish-presidentit të Paraguait

Policia në Paraguai ka bastisur rezidencën e ish-presidentit Santiago Peña, ku raportohet se ka zbuluar një kasafortë të fshehur pas një muri të ndërtuar posaçërisht për ta kamufluar atë.
Sipas raportimeve, sistemi i sigurisë së kasafortës ishte aq i sofistikuar, saqë zyrtarët policorë patën vështirësi për të siguruar qasjen në të, transmeton Telegrafi.
Bastisja vjen në kohën kur Paraguai po përballet me një skandal të madh politik dhe financiar, i lidhur me kolapsin e bankës Ueno.
🚨 HALLANAN MANSIÓN del ExPresidente de Paraguay, Santiago PeñaQue se financió con los ahorros que UENO Bank le robó a más de 3 millones de paraguayos. Tenía una pared falsa con un bunker en donde escondía millones de dólares en efectivo.Todo el peso de la ley a ese criminal de la ultra derecha...
— La Catrina Norteña (@catrina_nortena) November 9, 2026
Rënia e këtij institucioni financiar bëri që afro tre milionë klientë të mos kishin mundësi të tërhiqnin apo të qaseshin në paratë e tyre.
Senati i Paraguait thuhet se e ka shkarkuar Peñan nga detyra të premten, ndërsa ai aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të zhvillimit të procedurave gjyqësore.
Prokuroria po heton dyshimet për keqpërdorime dhe marrëdhënie financiare personale që lidhen me bankën Ueno.
🚨 HALLANAN MANSIÓN del ExPresidente de Paraguay, Santiago PeñaQue se financió con los ahorros que UENO Bank le robó a más de 3 millones de paraguayos. Tenía una pared falsa con un bunker en donde escondía millones de dólares en efectivo.Todo el peso de la ley a ese criminal de la ultra derecha...
— La Catrina Norteña (@catrina_nortena) November 9, 2026
URGENTE 🚨Encontraron una bóveda en la mansión del expresidente Santiago Peña, en San Bernardino, según información de los fiscales intervinientes.Tendría un sistema de seguridad israelí y lectura de iris.🔴 EN VIVO: https://t.co/X8YmdBLlVh https://t.co/cqG1DrH8bO
— ABC TV Paraguay (@ABCTVpy) November 8, 2026
Një prej pretendimeve të hetuesve është se banka kishte dhënë kredi për financimin e ndërtimit të rezidencës së ish-presidentit.
Ndërkohë, zbulimi i kasafortës së fshehtë gjatë bastisjes ka shtuar vëmendjen ndaj hetimeve, megjithëse deri më tani nuk janë bërë publike detaje se çfarë mund të ketë brenda saj. /Telegrafi/





































