Ish prokurori Ervin Karanxha i ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet për ish kreun e SHISH, Vlora Hysenit.
Karanxha tha se i takon SPAK dhe prokurorit të çështjes nëse Vlora Hysenit do t’i rëndohet pozita, pasi tanimë thekson ai, nuk kemi të bëjmë vetë me nxjerrje të sekretit shtetëror, por edhe me transferta bankare në shuma të mëdha.
Sipas Karanxhës, rasti i transfertave bakare të Hysenit është i ngjashëm me atë t ëish zëvendëskryeministres Belinda Balluku, së cilës iu gjet një arkë me euro të fshehura në një nga vilat në Dhërmi.
Por sipas ish prokurorit, paratë cash janë më të vështira për t’u justifikuar se sa llogaritë bankare, të cilat janë të gjurmueshme.
Do jetë prokurori që do ta çmojë zëvendësimin e masës kur rëndohet pozita. Është shtuar akuza, s’kemi të bëjmë me nxjerrje sekreti shtetëror, por transferta bankare. Hetimet janë në ndjekje e sipër, do zbulojë cili është shkaku, kush janë këto persona që kanë bërë transferta. Do jetë hetimi që do e përcaktojë kalimin për transfertat, çfarë lidhje kanë personat.
Një person nga rruga s’të jep hua. Duhet parë veprimtaria e njerëzve me këta persona, nëse kanë lidhje biznesi. Hysnei ka bërë një veprim korruptiv. E njëjta me ratsin e Belinda Ballukut me arkën e parave që i është gjetur. Lekë përmës bankës, lekë në shtëpi. Dy raste të ngjashme, me shuma të ngjashme. Janë para të kohëve të fundit të Ballukut, janë prerje e re pas 2017.
Do shikohen konkretisht veprimet, SPAK ka dyshim të arsyeshëm. Kjo duhet të provojë paratë e transferuar që kanë lidhje me punë e znj.Hyseni. Hetimi do ta zgjidhë këtë cështje, nëse janë kaluar për akt korruptiv dhe çfarë akti korruptiv është kryer. Do shihen telefoni, sms, koha kur janë bërë këto lëvizje, nëse transferta ëhstë bërë para dhe veprimi pas. Duhet parë në kohë dhe hapësirë. Janë disa dokumente të gjetura të makinën e Agasit, që janë sekrete. Do jetë hetimi që do i sqarojë. Fakti që është ngritur akuzë, ka dyshim të arsyeshëm që këto para janë kryer për shkak të detyrës.
Pavarëisht se këtu janë në arkë, te tjera në bankë, janë shuma që nuk justifikohen. Vështirë të jurstifikohen paratë cash. Motra e Belinda Ballukut ka shkarkuar magjistratë me të njëjtin standard, ku janë gjetur para cash.
© SYRI.net
‘Zgjedhorja’/ Ndoja-Gjiknurit: Nëse keni vullnet, pse s’e ngrini Komisionin Hetimor për administratën në zgjedhje?
Gjyqi i ‘Partizanit’ në GJKKO, Malltezi: Kjo është një çështje e falsifikuar, klubin e vodhi vëllai i Edi Ramës
Sula: Projektbuxheti i vitit 2027 ul financimet për arsimin, Rama e përdor dialogun me studentët si kurth dhe mashtrim