Trump vë në dyshim zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: A beson dikush se ishin të drejta?
Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje transparencën e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke ngritur dyshime për rezultatet e votimit të parakohshëm dhe përdorimin e makinave elektronike të votimit.
Në një reagim të publikuar të hënën në rrjetin e tij social Truth Social, Trump vuri në dyshim edhe saktësinë e sondazheve, të cilat, sipas tij, nuk arritën të parashikonin rezultatet e zgjedhjeve.
“A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të drejta? Si është e mundur që sondazhet të ishin kaq të gabuara? Disa rezultate të votimit të hershëm ishin aq të mëdha sa ishte e pamundur të fitohej, pavarësisht se sa njerëz dolën në votime. E gjitha varet nga makinat, të cilat janë shumë më të rëndësishme se votuesi!”, shkroi Trump.
Presidenti amerikan ka përsëritur kështu pretendimet e tij për besueshmërinë e makinave elektronike të votimit, duke lënë të kuptohet se ato mund të ndikojnë në rezultatin zgjedhor. Trump dhe disa republikanë kanë ngritur gjithashtu akuza ndaj demokratëve, duke pretenduar se ata kërkojnë mënyra për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përmes votimit nga persona që nuk janë shtetas amerikanë.
Reagimi i Trump vjen më pak se një javë pas zgjedhjeve, në të cilat republikanët pësuan humbje të rënda, duke humbur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit. Qëndrimi i tij shënon një ndryshim nga deklaratat e mëparshme, kur kishte thënë se do t’i pranonte rezultatet dhe ishte shprehur i gatshëm të bashkëpunonte me demokratët.
Pas humbjes, Trump kishte pranuar se demokratët kishin zhvilluar një fushatë të mirë, ndërsa tani po rikthen pretendimet për parregullsi zgjedhore, të ngjashme me ato që kishte bërë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur humbi përballë Joe Biden. Këto pretendime për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2020 nuk janë mbështetur nga prova që të ndryshonin rezultatin.
Ndërkohë, një këshilltar i Trump i tha CNN se fitorja e demokratëve ishte aq e thellë, saqë ishte “shumë e madhe për të qenë produkt i mashtrimit”.
Edhe gazeta britanike “The Guardian” vëren se ekspertët për të drejtat e votës kishin paralajmëruar se Trump dhe aleatët e tij republikanë mund të kundërshtonin rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit. Sipas medias, kjo ndodhi brenda më pak se një jave nga përfundimi i votimit.
Von der Leyen: Përfundimi i luftës në Ukrainë duhet të jetë qëllimi kryesor i negociatave në Abu Dhabi
Mosmarrëveshjet për Donbasin, Ukraina i përgjigjet ashpër liderit të së majtës franceze
Trump: Shpresoj të më kujtojnë pas vdekjes, teorikisht do të shkoj në parajsë
- 17:35 Von der Leyen: Përfundimi i luftës në Ukrainë duhet të jetë qëllimi kryesor i negociatave në Abu Dhabi
- 17:19 Mosmarrëveshjet për Donbasin, Ukraina i përgjigjet ashpër liderit të së majtës franceze
- 17:10 Letra nga Berlini për Shiroka Pulën, Steinmeier ka një mesazh për Kosovën
- 17:09 Goditje për Zvicrën, Granit Xhaka humb ndeshjet e nëntorit
- 16:55 Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën
- 16:51 Trump: Shpresoj të më kujtojnë pas vdekjes, teorikisht do të shkoj në parajsë