Këpuca e Artë: Raphinha në krye, një emër surprizë parakalon Mbappe-n

9 Nëntor 2026
17:30
Telesport
back button

Gara për “Këpucën e Artë” 2026/27 merr një pushim dyjavor për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit, me Raphinha-n që aktualisht kryeson renditjen.

Braziliani, i cili luan për Barcelona-n, ka shënuar plot 15 gola në vetëm 10 ndeshje të La Liga-s, duke grumbulluar gjithsej 30 pikë.

Pas tij renditet Amin Chikha i Rosenborg-ut, i cili ka shënuar 18 herë dhe mban vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa Kylian Mbappé plotëson treshen e parë me 13 gola dhe 26 pikë. Në vendin e katërt ndodhet P. Abraham i Hammarby-t, me 25,5 pikë, i ndjekur nga K. Lien i Djurgårdens-it me 24 pikë.

Vlen të përmendet gjithashtu Lamine Yamal në vendin e dhjetë, i cili ka shënuar tashmë 10 gola në kampionat, duke arritur në kuotën e 20 pikëve. Më poshtë në renditje, Erling Haaland gjendet në vendin e shtatëmbëdhjetë me 18 pikë.

Renditja merr parasysh koeficientët e kampionateve të ndryshëm: golat e shënuar në pesë kampionatet kryesore europiane vlerësohen me nga dy pikë, ndërsa ata në kampionatet skandinave, të përfshira në këtë klasifikim, vlerësohen me 1,5 pikë.

Renditja për Këpucën e Artë

Raphinha (Barcelona) – 15 gola, 30 pikë

Amin Chiakha (Rosenborg) – 18 gola, 27 pikë

Kylian Mbappé (Real Madrid) – 13 gola, 26 pikë

P. Abraham (Hammarby) – 17 gola, 25,5 pikë

K. Lien (Djurgårdens) – 16 gola, 24 pikë

I. Bjerkebo (Sirius) – 15 gola, 22,5 pikë

R. Ure (Sirius) – 15 gola, 22,5 pikë

P. Christiansen (Viking) – 15 gola, 22,5 pikë

S. Essende (Young Boys) – 15 gola, 22,5 pikë

Lamine Yamal (Barcelona) – 10 gola, 20 pikë

G. Lindgren (BK Häcken) – 13 gola, 19,5 pikë

A. Helmersen (Bodø/Glimt) – 13 gola, 19,5 pikë

L. Alvheim (Kristiansund) – 12 gola, 18 pikë

N. Füllkrug (Werder Bremen) – 9 gola, 18 pikë

M. Zabiri (Racing Santander) – 9 gola, 18 pikë

L. Sinayoko (Paris FC) – 9 gola, 18 pikë

Erling Haaland (Manchester City) – 9 gola, 18 pikë

Gustavo Varela (Monza) – 9 gola, 18 pikë

Bo Åsulv Hegland (Djurgårdens) – 11 gola, 16,5 pikë

L. Östman (Elfsborg) – 11 gola, 16,5 pikë

M. Christensen (Aalesund) – 11 gola, 16,5 pikë

L. Haren (Vålerenga) – 11 gola, 16.5 pikë

A. Budimir (Osasuna) – 8 gola, 16 pikë

A. Raimondo (Frosinone) – 8 gola, 16 pikë

D. Malen (Roma) – 8 gola, 16 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit