Atmosferë e veçantë në “Selman Stërmasi”, ku Tirana siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Teutës, në një sfidë të shoqëruar me emocione, protesta ndaj gjykimit dhe festë në fund.

Punonjësit e stadiumit u përpoqën të përfundonin prerjen e barit deri në sekondat e fundit para startit, ndërsa gjendja dhe gjatësia e fushës nuk ishin në nivelin më të mirë. Në tribunë ishin të pranishëm rreth 1500 tifozë, por mungonte grupimi “Tirona Fanatics”, ndërsa të pezulluarit Përgjoni dhe Krymi e ndoqën takimin nga stadiumi.

-Punonjësit e Tiranës korrin barin deri sekondën e fundit para se të niste loja. Gjatësia dhe gjendja e fushës nuk ishte nga më të mirat.

-Dean Klafuriç çmendet për gjykimin e Prengës dhe i drejtohet arbitrit të katërt: “Can you tell, zero card”

-Umejiego dëmtohet dhe hyjnë mjekët. Detyrohet të qëndrojnë një minutë jashtë.

-Në stadium ishin 1500 tifozë, ndërsa mungonte grupimi “Tirona Fanatics”.

-Të pezulluarit Përgjoni dhe Krymi shihen në stadium

-Tifozët irritohen me gjykimin e e Klodian Prengës, ndërsa ka protesta.

-Përkrahësit në delir pas golit të shënuar.

-Në fund të lojës, teksa Daci po intervistohej Xhixha hedh batutën, mos harro asist i Xhixhës.

-Rishfaqet në stadium, Agustin Kola. Ai ishte në krah të presidentëve të dy skuadrave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb