E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Makina përplaset më tabelën pranë Shtëpisë së Bardhë, alarmohen rojet

Një incident pranë Shtëpisë së Bardhë ka ngritur alarmin te rojet e sigurisë, të cilat kanë rrethuar menjëherë zonën.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një makinë u përplas në trotuar, në skajin verior të parkut Lafayette, dhe goditi një tabelë informuese përballë rezidencës presidenciale.

Pas përplasjes, në vendngjarje mbërritën efektivë të Shërbimit Sekret dhe të Gardës Kombëtare. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, drejtuesi i automjetit u përlesh me forcat e sigurisë pasi doli nga makina.

Personi u neutralizua dhe u arrestua nga autoritetet. Identiteti i tij dhe arsyet që çuan në incident nuk janë bërë ende të ditura.

Reklamë

Pas ngjarjes, Shërbimi Sekret urdhëroi gazetarët që ndodheshin jashtë Shtëpisë së Bardhë të futeshin brenda ndërtesës, si masë paraprake sigurie. Zona u vu përkohësisht nën masa të shtuara sigurie.

Sipas raportimeve fillestare, automjeti nuk arriti deri te portat e Shtëpisë së Bardhë, por u ndal në zonën e parkut Lafayette.

Pas verifikimeve nga autoritetet, alarmi u hoq dhe gazetarët u lejuan të dilnin sërish jashtë ndërtesës. Hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e incidentit vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.