Franca fajëson Iranin për sulmin kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve

9 Nëntor 2026 | 17:46

Hakerë të dyshuar si të mbështetur nga shteti iranian mund të jenë përgjegjës për një sulm kibernetik që muajin e kaluar shkaktoi probleme në frigoriferë dhe ngrirës komercialë në të gjithë Francën. Lajmi është raportuar nga Reuters, duke iu referuar dy burimeve të njohura me çështjen.

Sulmi, i regjistruar më 11 tetor, preku qindra biznese, pasi hakerët arritën të merrnin kontrollin e sistemeve që rregullojnë temperaturën në pajisjet frigoriferike dhe ngrirësit komercialë.

Nëse dyshimet për përfshirjen e Teheranit konfirmohen, kjo ngjarje mund të renditet ndër sulmet më serioze kibernetike të lidhura me Iranin që nga nisja e luftës.

Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike të cituar nga Reuters, sulmi duket se është realizuar pa vështirësi të mëdha teknike.

Një prej faktorëve që mund të ketë lehtësuar ndërhyrjen është përdorimi i teknologjisë dhe programeve kompjuterike të vjetruara. Kompania prodhuese e një pjese të madhe të pajisjeve të prekura ka konfirmuar se disa prej tyre përdornin sisteme të tilla, duke i bërë potencialisht më të cenueshme ndaj sulmeve.

Dyshimet për përfshirjen iraniane vijnë në një kohë kur janë raportuar disa incidente të tjera kibernetike që dyshohet se kanë lidhje me Teheranin. Mes tyre përmenden ndërprerja e sistemit të transportit publik në Los Angeles në mars, sulmet ndaj një impianti amerikan të trajtimit të ujit në korrik dhe incidente që prekën anije të destinuara për në SHBA në gusht.

Deri më tani, përfshirja e hakerëve të mbështetur nga shteti iranian në sulmin ndaj bizneseve franceze mbetet në nivel dyshimi dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Itali, sulm kibernetik ndaj shërbimit anti-mafia

Një sulm kibernetik u krye sot, më 11 shtator, kundër Dia-s, Drejtorisë së Hetimit Anti-Mafia të Ministrisë së Brendshme Italiane. Më parë, disa media italiane...
17:50 | 09/11/2026

Dyshime për sulm kibernetik ndaj agjencisë italiane, të dhëna sekrete mund të jenë shitur

Autoritetet italiane kanë nisur verifikimet për një sulm të mundshëm kibernetik ndaj sistemeve të Drejtorisë së Hetimit Anti-Mafia (DIA), pas raportimeve se një sasi e...
15:22 | 09/11/2026

Zgjedhjet e 29 nëntorit, e djathta spanjolle kryeson ndjeshëm në sondazhe

Partia Popullore Konservatore e Spanjës, PP do të mundte Socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez, por do t’i duhej partia e krahut të djathtë Vox për...
13:56 | 09/11/2026