Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

9 Nëntor 2026 | 17:55

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi përmes SMS-ve, ku përdoret emri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) për të mashtruar përdoruesit me pretendimin se kanë shkelje të rregullave të qarkullimit apo detyrime të papaguara.

Përmes një njoftimi, AKSK bën me dije se mesazhet e rreme përmbajnë lidhje mashtruese, përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të vendosin të dhënat e tyre personale, duke i vënë nën presion me kërcënime për penalizime nëse nuk kryejnë veprimin e kërkuar menjëherë.

Autoriteti thekson se, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, janë marrë masat për adresimin e rastit, ndërsa vijon monitorimi për identifikimin e tentativave të ngjashme dhe kufizimin e rrezikut për qytetarët.

AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqet e dërguara përmes këtyre mesazheve dhe të mos japin asnjë të dhënë personale, bankare apo kode verifikimi.

Gjithashtu, qytetarët këshillohen që çdo njoftim për gjoba apo detyrime të papaguara ta verifikojnë vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucioneve përkatëse, duke shmangur lidhjet e dyshimta.

Një tjetër masë e rekomanduar është bllokimi i numrit dërgues dhe raportimi i mesazhit si të padëshiruar.

“Emri apo logoja e një institucioni nuk garantojnë vërtetësinë e mesazhit”, thekson AKSK, duke nënvizuar se lidhjet e pazakonta, presioni për të vepruar menjëherë dhe kërcënimet me penalizime janë sinjale që duhet të ngrenë dyshime për mashtrim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Demo: Shtohen masat e Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka dhënë një mesazh ditën e sotme sa i përket trafikut dhe lëvizjes më të lehtë në rrugë....
16:20 | 09/11/2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën një skemë të re për bonusin e bebeve, e cila pritet të nisë zbatimin nga 1 korriku 2027. Sipas...
16:16 | 09/11/2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

Në një kohë kur emergjencat dhe fatkeqësitë e ndryshme vënë në provë kapacitetet e ndërhyrjes, ekipet e kërkim-shpëtimit po synojnë të rrisin gatishmërinë dhe aftësitë...
15:51 | 09/11/2026