BOTA

Alarm në Shtëpinë e Bardhë, makina përplaset përballë rezidencës presidenciale, arrestohet shoferi

18:03 - 09.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident pranë Shtëpisë së Bardhë ka shkaktuar alarm dhe masa të shtuara sigurie në Washington, pasi një automjet u përplas me një tabelë në Lafayette Park, përballë rezidencës presidenciale amerikane.

Pas incidentit, kompleksi i Shtëpisë së Bardhë u mbyll përkohësisht, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret urdhëruan gazetarët që ndodheshin brenda ndërtesës të ktheheshin në ambientet e brendshme dhe të qëndronin aty deri në një njoftim të dytë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë agjentë federalë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare, të cilët ndërhynë për të neutralizuar situatën dhe për të ndaluar drejtuesin e automjetit.

Shoferi kundërshtoi agjentët dhe ushtarët që iu afruan makinës, duke i sulmuar gjatë ndërhyrjes. Ai u arrestua nga autoritetet.

Deri më tani, nuk ka një informacion të qartë nëse përplasja ishte e qëllimshme apo aksidentale. Gjithashtu, mbeten të paqarta rrethanat se si drejtuesi humbi kontrollin e automjetit.

Autoritetet amerikane pritet të zbardhin në vijim motivet dhe rrethanat e incidentit, ndërsa masat e sigurisë u shtuan në zonën përreth rezidencës presidenciale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.