Një aeroplan i vogël i tipit Cessna është përmbysur në aeroportin John Wayne në Kaliforni.

Dhe kjo thuhet se ndodhi, pasi ai u godit nga fuqia e motorëve të një aeroplani pasagjerësh që po ngrihej.


Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërsa në bordin e Cessna-s ndodheshin një instruktor fluturimi dhe një student.

Sipas një deklarate të Orange County Flight Center, aeroplani u përmbys nga shpërthimi i fuqishëm i gazrave të motorëve të aeroplanit tjetër.

Fatmirësisht, askush nuk pësoi lëndime. /Telegrafi/