Ish-presidenti Joe Biden rikthen akuza të forta ndaj Donald Trumpit në kujtimet e tij të reja, të titulluara “Premtomë, Amerikë” (Promise Me, Dad), duke e akuzuar atë për nxitje të rebelimit më 6 janar 2021, dëmtim të institucioneve dhe përhapje të urrejtjes. Në një fragment të publikuar nga revista The Atlantic, Biden thotë se sulmi ndaj Kapitolit nuk mund të paraqitet si një protestë paqësore dhe shpreh se “Ajo që bëri Trump më 6 janar 2021, nuk duhet harruar kurrë. Duhet ta ndjekë atë deri në varr”.
Biden përshkruan protestuesit që hynë në Kapitol për të penguar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 2020-s dhe kritikon vendimin e Trumpit për të falur më shumë se 1,500 persona të dënuar për përfshirjen në ngjarjet e 6 janarit. Sipas raportimit të AP News, kritikat në libër nuk kufizohen vetëm te ngjarjet e 6 janarit: Biden portretizon administratën e Trumpit si një qeverisje që ka tentuar të shkatërrojë institucionet amerikane dhe të rrënojë pjesë të trashëgimisë së paraardhësve të tij.
Ai shpreh pakënaqësi për anulimin e politikave të miratuara gjatë presidencës së tij, veçanërisht në fushën e luftës kundër ndryshimeve klimatike, dhe shkruan se Trump nuk kërkonte të ndërtonte mbi arritjet e mëparshme, por duket i vendosur t’i shkatërronte ato. Biden kritikon gjithashtu Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) dhe vendimet e marra pas rikthimit të Trumpit në pushtet.
Një pjesë e librit i kushtohet takimit në Zyrën Ovale disa ditë pas zgjedhjeve të 2020-s, ku sipas Bidenit Trump i tha: “E di, Joe, nëse nuk do të ishte për politikë, mendoj se do të ishim miq të mirë”. Biden thotë se gjatë dy orëve bisedë përpoq t’i shpjegonte çështjet kryesore të politikës së jashtme — nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, te NATO-ja, konflikti në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet me Kinën — por se Trump ishte më i përqendruar te personalitetet e liderëve botërorë sesa te rëndësia e marrëdhënieve ndërkombëtare. Takimi, shkruan Biden, e la me shqetësimin se pasardhësi i tij do të përmbyste shumë nga puna e bërë gjatë katër viteve të presidencës së tij.
