Biden kundër Trump: Ajo që bëri më 6 janar duhet ta ndjekë deri në varr
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Donald Trump, duke përmendur sulmin në Kapitol më 6 janar 2021 , dhe duke argumentuar se veprimet e presidentit republikan “nuk duhen harruar kurrë”.
Në një fragment nga kujtimet e tij, “Premtomë, Amerikë”, të botuar të hënën në The Atlantic, Biden akuzon Trumpin se ” ka udhëhequr një kryengritje ” dhe kritikon ashpër vendimin e tij për të dhënë falje masive për ata që janë dënuar për sulmin në Kapitol.
“Kriminelët që sulmuan oficerët e policisë atë ditë nuk meritonin falje. Ata meritonin dënime me burg”, shkruan ish-presidenti.
Biden akuzon gjithashtu Trumpin dhe mbështetësit e tij se vazhdojnë ta portretizojnë veten si mbrojtës të zbatimit të ligjit, pavarësisht qëndrimit të tyre ndaj ngjarjeve të 6 janarit.
“Nuk mund të mbyllësh sytë kur oficerët e policisë goditen me grushte, me sende të mprehta, me sprej dhe abuzohen brutalisht dhe në të njëjtën kohë të quhesh mik i zbatimit të ligjit”, vëren ai.
“Ajo që bëri Trump më 6 janar 2021, nuk duhet harruar kurrë. Ata duhet ta ndjekin atë deri në varr”, shton ai.
Trump, Putin dhe Xi, samit trepalësh në Kinë. Në fokus Irani e Ukraina
Trump: Ukraina e post-luftës do të ketë një formë tjetër në hartë
Një makinë përplaset me barrierat e Shtëpisë së Bardhë, arrestohen dy persona (VIDEO)
- 18:33 Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua
- 18:30 Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku
- 18:22 Trump, Putin dhe Xi, samit trepalësh në Kinë. Në fokus Irani e Ukraina
- 18:19 Trump: Ukraina e post-luftës do të ketë një formë tjetër në hartë
- 18:05 Shpata 3,300-vjeçare gjendet në një liqen vullkanik në Itali… dhe ende e mprehtë
- 17:55 Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta