Pas vendimit për heqjen e taksës së qarkullimit nga karburantet, mazhoranca propozon vinjetë për mjetet me targa të huaja

Mazhoranca ka depozituar në Kuvend një projektligj për të ndryshuar tarifimin e përdorimit të rrjetit rrugor kombëtar. Nisma vjen vetëm pak ditë pasi qeveria vendosi që, nga 1 janari 2027, taksa e qarkullimit të hiqet nga çmimi i naftës dhe benzinës.

Propozimi është paraqitur nga deputeti i Partisë Socialiste Andi Qose dhe titullohet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998, ‘Për transportet rrugore’”. Ai parashikon një sistem vinjetash, përmes të cilit pagesa për infrastrukturën rrugore lidhet me një periudhë të caktuar përdorimi.

Të lidhura

None found

Mënyra e pagesës ndryshon sipas vendit ku është regjistruar mjeti. Për automjetet me targa të huaja, vinjeta do të blihet në kufi ose nëpërmjet kanaleve elektronike; për ato me targa shqiptare, vinjeta vjetore parashikohet të përfshihet në taksën vjetore të mjeteve të përdorura.

Automjetet e regjistruara jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të pajisen me vinjetë kur hyjnë në vend. Shoqëria aksionare “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor” (EKORR) do ta shesë atë në pikat e kalimit kufitar dhe elektronikisht. Pagesa mund të bëhet edhe përpara hyrjes në territorin shqiptar.

Për mjetet e lehta, projektligji parashikon vinjeta të vlefshme për një ditë, dhjetë ditë, tridhjetë ditë ose një vit, përkatësisht 365 ditë. Kështu, një turist apo shtetas i huaj që hyn me automjetin e vet mund të zgjedhë periudhën e përdorimit të rrugëve, pa qenë i detyruar të paguajë tarifën vjetore. Çmimi do të varet nga kategoria e mjetit dhe afati i vinjetës.

Vlera konkrete në lekë nuk jepet në projektligj. Për mjetet e lehta përcaktohen vetëm kufijtë maksimalë, të llogaritur mbi tarifën vjetore: deri në 9% për vinjetën ditore, 11% për atë 7-ditore, 12% për atë 10-ditore, 19% për atë 30-ditore dhe 30% për atë 60-ditore. Tarifat përfundimtare, kategoritë e mjeteve dhe metodologjia e përllogaritjes do të miratohen më pas me vendim të Këshillit të Ministrave.

Edhe për autobusët parashikohen afate ditore, javore, mujore dhe vjetore. Në raport me tarifën vjetore, pagesa ditore nuk mund të jetë më e lartë se 2%, ajo javore se 5% dhe ajo mujore se 10%.

Për mjetet e regjistruara në Shqipëri nuk parashikohet procedurë më vete për pagesën e vinjetës vjetore, pasi ajo do të integrohet në taksën vjetore të mjeteve të përdorura. Sipas relacionit, kjo zgjidhje shmang një detyrim të dytë administrativ për drejtuesit shqiptarë. Blerja në kufi dhe zgjedhja e afatit sipas qëndrimit zbatohen për mjetet e regjistruara jashtë vendit.

Projektligji synon të shmangë pagesën e dyfishtë për të njëjtin segment. Për këtë arsye, sistemi i vinjetës nuk do të përfshijë rrugët me koncesion, urat, tunelet dhe rrugët malore për të cilat ka një tarifë të veçantë përdorimi.

Këshilli i Ministrave mund të vendosë përjashtime ose ulje tarifash për automjetet elektrike, ato me hidrogjen, mjetet me emetime të ulëta, motomjetet dhe automjetet e regjistruara në shtetet kufitare. Kategoritë që do të përfitojnë dhe masa e uljes do të përcaktohen me vendim të qeverisë.

Administrimi i vinjetave do të mbështetet në një sistem elektronik. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të përgjigjet për emetimin dhe administrimin e tij, ndërsa EKORR do të kryejë shpërndarjen, shitjen dhe mbledhjen e të ardhurave.

Verifikimi i pagesës parashikohet të bëhet edhe me kamera dhe sisteme që lexojnë automatikisht targat, për të kontrolluar nëse vinjeta është e vlefshme. Përdorimi i rrjetit rrugor pa vinjetë do të ndëshkohet me një gjobë të barabartë me tarifën mujore ose 30-ditore të kategorisë përkatëse. Drejtuesi do të duhet gjithashtu të pajiset menjëherë me vinjetë. Nëse EKORR shkel detyrimet e projektligjit, ndaj saj parashikohen masa administrative nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë.

Për automjetet e rënda që transportojnë mallra propozohet një regjim i përkohshëm: deri më 31 dhjetor 2029 ato do të përdorin vinjetë për rrjetin rrugor kombëtar. Tarifat do të ndryshojnë sipas numrit të akseve, peshës totale të lejuar me ngarkesë dhe klasës së emetimeve EURO ose të CO₂.

Nga 1 janari 2030 parashikohet të përfundojë zbatimi i këtij regjimi të përkohshëm. Tarifimi i mjeteve të rënda më pas do të rregullohet nga dispozita të përafruara me legjislacionin e Bashkimit Europian, përfshirë pagesat sipas distancës së përshkuar, kostove të jashtme dhe mbingarkesës së trafikut.

Në relacionin shoqërues, propozuesit e lidhin nismën me rishikimin e politikës fiskale në transport. Sipas tyre, heqja e taksës së qarkullimit nga karburantet dhe kalimi i saj në skemën e taksimit vjetor të mjeteve krijon nevojën për një mekanizëm që siguron pagesë për rrugët edhe nga automjetet e regjistruara jashtë Shqipërisë.

Relacioni vëren se, aktualisht, mjetet me targa shqiptare kontribuojnë përmes taksës së qarkullimit në karburant dhe taksës vjetore të mjeteve të përdorura, ndërsa mjetet e huaja që qarkullojnë në rrugët kombëtare nuk kontribuojnë në të njëjtën mënyrë përmes kësaj skeme. Sipas propozuesve, vinjeta synon të përfshijë edhe përdoruesit e huaj në financimin e infrastrukturës rrugore shqiptare, si dhe të përafrojë tarifimin me praktikat europiane.

Nëse miratohet, projektligji parashikon që ndryshimet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Detyrimi për të paguar vinjetën, megjithatë, do të fillojë në datën që do të caktojë Këshilli i Ministrave. Përpara nisjes së sistemit duhet të miratohen edhe aktet nënligjore, përmes të cilave do të përcaktohen tarifat konkrete, mënyra e blerjes, kategoritë përfituese dhe procedurat e kontrollit. Aktualisht nisma është vetëm një projektligj i depozituar në Kuvend dhe duhet të kalojë procedurën parlamentare për t’u bërë ligj.


Shtuar më 9.11.2026 18:40

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş