Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore nga ana e opozitës. Balla ia bëri të qartë deputetëve të opozitës që nëse vijojnë me bojkotin e Komisionit, më 30 nëntor PS do të shkojë me propozimet e saj në Kuvend ‘Nëse deri më 30 nëntor PD nuk vjen në komision për të punuar së bashku, hedh shashka dhe ne i diskutojmë. E bojkotuan ata komisionin. Nuk ke pse abuzon me një të drejtë që të kemi dhënë ne. PD t’i sjellë të gjitha propozimet në komision por bojkoti i komisionit me një të drejtë që ta kemi dhënë ne... Nëse PD nuk do të vijë në komision deri më 30 nëntor, mos të habitet kur të çojmë propozimet tona në Kuvend’’