I emëruar 1 vit më parë nga Balluku, Liburn Aliu ikën nga Drejtor i Autoritetit Portual Durrës

I emëruar 1 vit më parë nga Balluku, Liburn Aliu ikën nga Drejtor i Autoritetit Portual Durrës

18:37, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Liburn Aliu është larguar nga drejtimi i Autoritetit Portual Durrës, pasi ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Kujtojmë se Aliu ishte emëruar në krye të portit më të madh në vend më 28 tetor 2025, në një ceremoni ku u prezantua nga zv.kryeministrja e atëhershme dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e dorëheqjes së Aliut dhe nuk ka një njoftim zyrtar nga institucioni për ndryshimin në drejtim.

Në vend të tij, sipas burimeve, është emëruar Andrea Shllaku, i cili pritet të marrë drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco