Ndryshime në drejtimin e Autoritetit Portual Durrës. Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku. Ky i fundit do të marrë drejtimin e Autoritetit Portual Durrës, duke zëvendësuar kështu Liburn Aliun. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me arsyet e largimit të Aliut nga kjo detyrë.