Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, ku kuqezinjtë do të përballen me Finlandën dhe Bjellorusinë.
Sipas njoftimit të FSHF-së, në seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran ishin të pranishëm 25 futbollistë. Ndërkohë, Myrto Uzuni dhe Qazim Laçi pritet t’i bashkohen grupit gjatë mbrëmjes së sotme, për të qenë të gatshëm që nga dita e nesërme për të punuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Stërvitja e parë u zhvillua në dy grupe, në varësi të minutave që lojtarët kishin marrë me klubet e tyre gjatë fundjavës. Futbollistët që ishin aktivizuar një ditë më parë zhvilluan një seancë të lehtë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e ekipit iu nënshtrua një programi të plotë stërvitor.
Përgatitjet do të vijojnë edhe nesër në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku stafi teknik do të intensifikojë punën përpara dy përballjeve të fundit të Shqipërisë në këtë edicion të Nations League.

© SYRI.net
Paris FC ndryshon president, Antoine Arnault merr drejtimin e klubit dhe pason Pierre Ferraccin
Zidane befason me një ftesë surprizë, grumbullon lojtarin nga nga Bundesliga 2!
Zyrtare/ Lyon emëron në stol ish-bashkëpunëtorin e GuardiolësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: