Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë, një grua ka mbetur e plagosur dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Njëra prej makinave të përfshira në aksident mban targa greke. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.













