Si në datën 17 shkurt 2025, u shkri Këshilli i Qokave, me 78 projekte të marra për çdo anëtar, në shkelje të plotë të ligjit, i cili nuk lejon që anëtarët e Këshillit të merrnin projekte, pasi ishin në konflikt interesi.
Këshilli i kaluar miratoi në heshtje vendime me pasoja tepër të rënda: shkarkimin e 150 punonjësve të RTSH-së, pa asnjë motivacion. Këshilli i kaluar miratoi vendimin për t’u shpronësuar pronat e RTSH-së në Fllakë, bashkë me Alfred Pezën.
Këshilli i kaluar, në shkelje të ligjit, përfitoi nga projekte të shumta me vlerë miliona lekë, ku një pagesë e një projekti shkonte deri në 50 milionë lekë në xhepat e anëtarëve të Këshillit.
Të 11 anëtarët e Këshillit të kaluar janë me prova dhe fakte që kanë abuzuar. Disponohen prova dhe fakte të pazareve të anëtarëve të Këshillit, ku bënin pazare dhe u jepnin besnikëri ish-drejtuesve të RTSH-së, duke u premtuar se votën do ta jepnin.
Këshilli i kaluar, që u shkarkua, me veprimet dhe mosveprimet e tij i ka shkaktuar një dëm të rëndë institucionit të RTSH-së.
I bëj thirrje SPAK-ut dhe çdo strukture antikorrupsion të hetojë veprimtarinë e Këshillit Drejtues të kaluar dhe të administrojë provat dhe faktet për shkeljet e 11 anëtarëve, ku projektet ua jepnin fëmijëve të tyre, apo mesazhet ku shisnin votën për një rrugë jashtë shtetit.
Po ashtu, të hetohet edhe rasti kur Alfred Peza dhe 11 anëtarët miratuan heqjen dorë nga pronësia e RTSH-së në Fllakë.
Këshillit Drejtues të RTSH-së iu përcoll kërkesa e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, duke i kërkuar Këshillit Drejtues që të jepte miratimin/konfirmimin për ndryshimin e pronësisë së pronës së RTSH-së, ndërkohë që Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk ka asnjë kompetencë për të dhënë një miratim/konfirmim të tillë, bazuar në Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Statutin e RTSH-së.
Këshilli Drejtues, gjatë mbledhjeve që zhvillonte, nuk e përmbushi asnjëherë detyrën e tij. Ai nuk ofroi asnjë ndihmë apo zgjidhje juridike për të gjitha problemet e mëdha procedurale të mbledhjeve të Këshillit Drejtues, duke e lënë gjithçka në dorë të kaosit dhe të rrëmujës.
Por jo vetëm shkeljet, kaosi, korrupsioni dhe pazaret me projektet: 11 anëtarët e ish-Këshillit Drejtues të kaluar votuan për heqjen e pronësisë së RTSH-së në Fllakë, duke shkelur ligjin.
Kujtojmë që kritika për ish-Këshillin Drejtues, që u shkarkua nga Parlamenti më datë 17 shkurt 2025, erdhi edhe nga raporti i DASH-it.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të Drejtat e Njeriut, publikuar në prill 2024, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me shkarkimet masive dhe të pajustifikuara në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), ku Këshilli Drejtues ishte palë në shkeljen e ligjit.
