SPAK ka kërkuar 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, ndërsa ka kërkuar që dënimi t’i konvertohet në shërbim prove për 4 vite. Beci u akuzua për shkelje të barazisë në tendera në kohën kur ishte drejtor i KESH-it.
Pas gjykimit të shkurtuar, dhe uljes së një të tretës të dënimit, SPAK i kërkoi gjykatës konvertimin në shërbim prove për 4 vite, dhe 5 vjet heqje të së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike.
E njëjta masë u kërkua edhe për Adela Rukon. Për 5 të pandehur të tjerë të çështjesu kërkua nga 1 vit burg, i konvertuar në 150 orë punë në interes të publikut.