Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Në vend të tij pritet të komandohet Andrea Shllaku.
Largimi i Aliut vjen pas rreth një viti në krye të institucionit. Ai u emërua në këtë detyrë më 28 tetor 2025, duke zëvendësuar Kreshnik Bajraktarin.
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e dorëheqjes së tij.












