Kurti takohet në Paris me personalitete franceze, diskutohet edhe aktgjykimi i Hagës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të hënën në Paris me disa personalitete franceze që ndër vite kanë kontribuar në mbështetjen e Kosovës. Në takim u diskutuan zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe aktgjykimi i 16 shtatorit në Hagë dhe mundësitë për kundërshtimin e tij në apel.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Kurtit në kryeqytetin francez, ku ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim ishte i pranishëm ish-ministri francez i Mbrojtjes, Alain Richard, i cili kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për ndalimin e krimeve të luftës dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe Gilles Pernet, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë franceze të Mbrojtjes dhe bashkautor i librit mbi ndërtimin e shtetit të Kosovës, së bashku me Sébastien Gricourt.
Në takim morën pjesë gjithashtu antropologia Véronique Nahoum-Grappe, e cila ka studiuar dhunën seksuale gjatë luftërave dhe konflikteve dhe është angazhuar për Kosovën që nga vitet ’90, si dhe Frédérique Duversin, drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris.
E pranishme ishte edhe Florence Hartmann, ish-gazetare e gazetës franceze Le Monde dhe ish-zëdhënëse e kryeprokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë.
Përmes një deklarate, Kurti bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te zhvillimi demokratik dhe ekonomik i Kosovës, investimet në siguri dhe mbrojtje, si dhe çështja e aktgjykimit të 16 shtatorit.
“Biseduam për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm ekonomik, për investimet në siguri e në mbrojtje, për aktgjykimin e padrejtë të 16 shtatorit dhe angazhimin për korrigjimin e tij në apel”, deklaroi Kurti.
Kryeministri foli gjithashtu për prioritetet e qeverisë gjatë mandatit të ri, duke vënë në dukje rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, takimi shërbeu edhe për të vlerësuar kontributin e personaliteteve franceze në mbështetjen e Kosovës ndër vite.
Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)
Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku
Një makinë përplaset me barrierat e Shtëpisë së Bardhë, arrestohen dy persona (VIDEO)
- 19:00 Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)
- 18:49 Franca dhe Gjermania kërkojnë forcimin e mbrojtjes evropiane: Bashkëpunim për armë me rreze të gjatë dhe sisteme satelitore
- 18:46 Sulmohet tubacioni strategjik i naftës në Arabinë Saudite
- 18:41 Turqi, numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e çelikut në Izmir rritet në 16
- 18:37 Biden kundër Trump: Ajo që bëri më 6 janar duhet ta ndjekë deri në varr
- 18:33 Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua