Politikë

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez!

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Platforma ndërkombëtare, këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.

“Palais de l’Élysée – Me Presidentin Emmanuel Macron, për të gjitha temat me interes të përbashkët, në vigjilje të Forumit të Paqes nesër”, shkruan kreu i qeverisë krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Macron.

Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën europiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.

LEXO EDHE: Nga denoncimet te kritikat për qeverinë, mbi 971 komunikime në platformën ‘Fol me Kryeministrin’!

Kryeministri Rama do të jetë gjithashtu pjesë e Seancës Plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, e cila do të trajtojë dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.

LEXO EDHE: Përplasje te “Zgjedhorja”, PS dhe PD nuk bien dakord për rendin e ditës, opozita largohet nga mbledhja

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.