Edi Rama ka udhëtuar drejt Parisit ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili këtë vit trajton rëndësinë e qeverisjes efektive për stabilitetin dhe prosperitetin mes ndryshimeve gjeopolitike, teknologjike dhe klimatike.
Ndërkohë që qytetarët dhe studentët protestojnë prej 163 ditësh duke i kërkuar dorëheqjen, Rama pritet të flasë në një sesion “Spotlight” për perspektivën evropiane dhe rëndësinë e anëtarësimit në BE për brezat e rinj.
Po ashtu, ai do të marrë pjesë edhe në seancën plenare “From Sovereignty to Cooperation”, kushtuar dimensioneve të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Edhe pse shqiptarët kanë shprehur hapur pakënaqësinë me qeverisjen e Ramës duke kërkuar dhe largimin e tij, ky i fundit vijon i pashpenguar me axhendat politike dhe propagandat jashtë kufijve.












