Në komisionin e Edukimit ku u diskutua projektbuxheti i arsimit të lartë për vitin 2027 mungoi opozita, ndonëse të thirrur ishin rektorët e universiteteve publike në Shqipëri në një kohë kur janë zhvilluar protesta në derë të Ministrisë së Arsimit. “Më vjen shumë keq që salla është e përgjysmuar, kam bindjen se arsimi nuk është cështje që i përket një krahu”. Parashikimi për vitin që vjen tregon një rritje prej 3.8 miliardë lek, por për rektorët nuk është mjaftueshëm qoftë për të garantuar kushtet infrastrukturore për të rinjtë, por kryefjalë e shqetësimit ishin rrogat e padenja për pedadogët.