Kryeministri Edi Rama ka ndarë të tjera detaje nga takimi që ka zhvilluar sot me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Palais de l’Élysée – Me Presidentin Emmanuel Macron, për të gjitha temat me interes të përbashkët, në vigjilje të Forumit të Paqes nesër”, shkruan kreu i qeverisë krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Macron.
Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën europiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.










