Një rrjet i ngushtë lidhjesh familjare, klientelizmi dhe shkëmbimesh favoresh mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë celulare ONE Albania ka dalë në dritë, ndërkohë që qindra milionë lekë të taksapaguesve digjen për një shërbim fantazmë. Në qendër të këtij skandali nuk qëndrojnë vetëm kontratat fitimprurëse dhe dështimi total i Qendrës së Monitorimit, por edhe lidhjet e ngushta që spikatin deri te pagëzimet e rrugëve të kryeqytetit për hir të interesave klienteliste.


Sipas skemave të zbardhura, dyshja Arbër dhe Erion Veliaj dyshohet se përdorin mbështetjen e mjaftueshme nga Fondacioni Soros për të ushtruar ndikim tek ana e kompanisë mëmë në Budapest. Gergely Schutz, i biri i Istvan Schutz, mban pozicionin e drejtorit në kompaninë “ONE” dhe shpërndan buxhetet, duke bërë që paratë e reklamave dhe kontratave publike të derdhen vazhdimisht drejt vëllait të kryebashkiakut me kontrata 2-vjeçare.
Në shenjë mirënjohjeje për këtë simbiozë, ndikimi ka shkuar deri aty sa në Tiranë, vëllezërit janë përpjekur të maskojnë klientelizmin duke i vënë madje edhe emrin e rrugës pikërisht babait të drejtorit të kompanisë që merr fondet publike, Istvan Schutz.


Më 20 maj 2024, Erion Veliaj i firmosi kompanisë ONE Albania kontratën prej 453 milionë lekësh me objekt “Ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë”. Por ndërkohë që paratë kalojnë në llogaritë e klientelës, shërbimi rezulton në gjendje katastrofike.
Sipas gjetjeve zyrtare të raportit të KLSH-së të publikuar në shtator 2026, Qendra e Monitorimit dhe Menaxhimit të Trafikut nuk është plotësisht funksionale. Verifikimet flasin vetë:
Më 7 janar 2026, platforma kryesore për shfaqjen në kohë reale të pamjeve nuk ishte funksionale.
Në verifikimin e 1 korrikut 2026, nga 71 kamera të instaluara në total, 40 prej tyre (ose 56.3%) rezultuan të mos kenë transmetuar asnjë imazh për periudha të ndryshme kohore.
Pavarësisht se ky dështim nuk ka lidhje me dëmtimet e semaforëve nga protestuesit apo ankesat e Policisë, fakti mbetet kokëfortë: tenderët e majmë shkojnë te njerëzit e lidhur përmes skemave të huaja dhe favoreve administrative, ndërsa siguria e qytetarëve mbetet në errësirë të plotë.