Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Me ekskavator shkatërron kompleksin qeveritar, evakuohen punonjësit dhe qytetarët

    Trump rikthen pretendimet për manipulim zgjedhor pas humbjes së republikanëve: A beson dikush se ishin të drejta?

    Gjykata dënon me 10 vite e 6 muaj burg aktorin dhe komedianin britanik Russell Brand, gjykatësi e cilëson “grabitqar seksual”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » VIDEO/ Me ekskavator shkatërron kompleksin qeveritar, evakuohen punonjësit dhe qytetarët
    Botë

    VIDEO/ Me ekskavator shkatërron kompleksin qeveritar, evakuohen punonjësit dhe qytetarët

    November 9, 2026

    Një burrë ka hyrë me ekskavator në një kompleks zyrash qeveritare në Kinë dhe për afro një orë ka shkatërruar hyrjet dhe fasadat e disa ndërtesave, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e personave që ndodheshin brenda.

    Ngjarja është regjistruar në Qendrën e Zyrave Qeveritare të Distriktit Fengdong, në provincën Shaanxi. Sipas raportimit të “Al Jazeera”, burri përdori mjetin e rëndë për të goditur dyert prej xhami, hyrjet, fasadat dhe pjesë të tjera të kompleksit.

    Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ekskavatorin duke lëvizur në ambientet e institucionit dhe duke përplasur ndërtesat, ndërsa njerëzit e pranishëm qëndrojnë në distancë.

    Dëme të konsiderueshme u shkaktuan në disa objekte. Në hyrjen e Ndërtesës 1 u shkatërruan shkallët, tabela kryesore dhe dyert prej xhami, ndërsa u raportuan dëmtime edhe në pjesën e pasme të saj dhe në ndërtesa të tjera. Në total, të paktën gjashtë pjesë të kompleksit u prekën nga incidenti.

    Punonjësit dhe qytetarët u evakuuan me urgjencë. Një punonjës i qendrës tha për mediat kineze se njerëzit u frikësuan dhe askush nuk guxoi të ndërhynte për ta ndaluar burrin.

    “Ishim shumë të frikësuar. Askush nuk guxoi ta ndalonte”, deklaroi ai.

    Burri vijoi të shkaktonte dëme deri në momentin kur ndaloi ekskavatorin. Më pas, në vendngjarje mbërritën forcat speciale të policisë, të cilat arritën ta neutralizonin. Sipas një tjetër punonjësi, në operacion morën pjesë rreth 20 efektivë.

    Sa i përket motivit, “Al Jazeera” raporton se një nga pistat e mundshme lidhet me një mosmarrëveshje për kompensimet financiare që dyshohet se u detyroheshin banorëve të fshatrave përreth. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kineze dhe rrethanat e ngjarjes mbeten nën hetim.

    Pas incidentit, policia rrethoi zonën dhe nisi mbledhjen e provave për të dokumentuar dëmet. Funksionimi i qendrës qeveritare u pezullua përkohësisht, ndërsa disa shërbime nisën të riktheheshin gradualisht gjatë pasdites.

    Deri në raportimet e fundit, nuk kishte informacion zyrtar për persona të lënduar.

    A man has driven an excavator into a Chinese government affairs centre in Shaanxi, demolishing entrances and damaging several buildings amid an alleged dispute over unpaid villagers’ compensation. https://t.co/Oc3mDSxATt

    — Al Jazeera English (@AJEnglish) November 9, 2026
    ekskavator Kine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Me ekskavator shkatërron kompleksin qeveritar, evakuohen punonjësit dhe qytetarët

    November 9, 2026

    Trump rikthen pretendimet për manipulim zgjedhor pas humbjes së republikanëve: A beson dikush se ishin të drejta?

    November 9, 2026

    Gjykata dënon me 10 vite e 6 muaj burg aktorin dhe komedianin britanik Russell Brand, gjykatësi e cilëson “grabitqar seksual”

    November 9, 2026

    Rama takohet me Macron në Pallatin Elize: Diskutuam për temat me interes të përbashkët

    November 9, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.