Veterinerët protestojnë para Qeverisë, kërkojnë të mos u shkurtohet buxheti për 2027
Punonjësit në sektorin e shëndetit veterinar protestuan për shkak të, siç thonë, gjendjes së rënduar në sektorin e financimit të pamjaftueshëm dhe vonesës në zbatimin e masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.
Nisma për protestën është nga mjekët veterinarë dhe klinikat veterinare që zbatojnë masa parandaluese në terren, me mbështetjen e Dhomës Veterinare të Maqedonisë.
Veterinerët tregojnë për fondet e pamjaftueshme buxhetore për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, veçanërisht në dy vitet e fundit, si dhe trajtimin joadekuat institucional të profesionit të tyre.
“Kemi ngecje në realizimin e projekteve që duhet të kryhen deri tani sipas planit vjetor, por deri në këtë afat akoma nuk kemi filluar dhe kjo është një përgjegjësi sepse nuk ka cilësi dhe siguri ushqimore te konsumatorët. Kërkojmë realizim urgjent laboratorit ku duhet ti dorëzojmë analizat për kontrolle”, deklaroi Lazim Zurapi, veterinar.
Dhoma Veterinare paralajmëron se vonesa në masat parandaluese e bën të vështirë zbulimin dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve të kafshëve, të cilat mund të kenë pasoja për blegtorinë, tregtinë e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.
“Nëse disa vite më parë buxheti për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve ishte diku rreth 400 milion denarë, ndërsa tani kemi buxhet diku rreth 180 milion denarë. Mund ta shihni se sa është zvogëlimi i i buxhetit që ashiqare na jep idenë që as Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë nuk mund ti mbuloj të gjitha këto shpenzime ndaj shoqërive të veterinarëve për shërbimet që japin gjatë vitit të ardhshëm”, tha Zharko Mihajllovski, kryetar i Odës së Veterinarëve të RMV-së.





























