Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi hetimet e SPAK lidhur me çështjen e SHISH dhe dyshimet për përfshirjen e drejtueses Vlora Hyseni në një çështje korrupsioni.

E ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Lala deklaroi se SPAK po verifikon nëse shumat e dyshuara lidhen me para të përfituara nga aktiviteti kriminal në AKSHI, si dhe nëse në këtë çështje janë të përfshirë edhe familjarë të Hysenit.

Sipas gazetares, prokuroria ka nisur letërporosi drejt Kosovës dhe Gjermanisë për të verifikuar lëvizjet në llogaritë bankare.

Ajo bëri të ditur se po merren në pyetje persona të ndryshëm, ndërsa për dy transfertat bankare, Orest Sota ka pretenduar se ato lidhen me një projekt.

Gazetarja theksoi se përtej hetimit ndaj emrit të Vlora Hysenit, një tjetër çështje që kërkon përgjigje është situata në SHISH dhe ndikimi që këto zhvillime mund të kenë pasur në institucion.
“SPAK ka dyshime që mund të jenë para të përfituara nga aktiviteti kriminal në AKSH dhe për këtë arsye është duke hetuar rolin e zonjës Hyseni, nëse është e përfshirë në veprën penale të korrupsionit dhe po ashtu edhe familjarë të saj. Janë nisur letërporosi drejt Kosovës dhe drejt shtetit gjerman për të verifikuar të gjitha lëvizjet e llogarive. Janë duke u pyetur personat, për dy transferta zoti Orest Sota kanë pretenduar që kanë të bëjnë me një projekt. Dyshimet janë për momentin të tilla. Përtej emrit të Vlora Hysenit duhet të na shqetësojë se ku ka përfunduar SHISH, sa dëm i është shkaktuar vendit? Përse kryeministri nuk ka ende një kandidaturë konkrete për ta vënë në krye të SHISH? Sot zoti Rama do duhet të ketë një kandidaturë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: