Foto ilustruese
Një elektricist ka ndërruar jetë në Shkodër. 34-vjeçarin me iniciale A.N. dyshohet se e ka zënë korrenti teksa ka qenë duke riparuar një defekt në një shtyllë.
Sipas policisë, ai është thirrur për të riparuar një defekt jashtë orarit të punës nga disa familje në fshatin Bardhaj.
Njoftimi
“Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.”