Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se seanca e Kuvendit është caktuar të mbahet të enjten, në orën 10:00.
Ajo ka thënë se, përveç pikave të rregullta, do të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.
Nagavci ka folur edhe për kthimin e Lligjit për Specialen në Kuvend. Ka deklaruar se janë duke diskutuar me PDK-në si parti iniciuese e ligjit.
Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”.
Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite interpelanca e Vitisë për vdekjen e pacientes me kancer
Kryesia e Kuvendit e ka caktuar seancën e radhës plenarë për ditën e enjte. Në rend...-
Rruga e Ligjit për Specialen e paqartë pas kthimit të tij në Kuvend
-
Të enjten seancë
-
Nagavci: Të votojmë të martën presidentin dhe projektligjin për Specialen
-
Caktohet seanca nesër në ora 09:00, në rend dite plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen
-
Hoxha: E kthyem Ligjin për Specialen që të mos lihet hapësirë të bëhet i pazbatueshëm