Tuesday / November 10 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Energji Lajmet Kryesore Nga Vendi

Eficienca energjetike, 2.1 milionë euro për ndërhyrjen në 50 ndërtesa publike në katër bashki

Share Share Icon

Bashkimi Europian do të financojë me 2.1 milionë euro përgatitjen e projekteve dhe mbikëqyrjen e punimeve për përmirësimin e eficiencës energjetike të ndërtesave publike në bashkitë Berat, Shkodër, Korçë dhe Përmet.

Programi përfshin 50 ndërtesa të përzgjedhura paraprakisht, mes tyre kopshte, zyra administrative, biblioteka dhe qendra sociale e kulturore.

Ministria e Financave ka hapur procedurën e prokurimit, me vlerë të parashikuar 2.1 milionë euro pa TVSH, të financuar nga Bashkimi Europian përmes Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), në kuadër të programit “BE për Energjinë 2024–2027”, sipas njoftimit të publikuar në portalin zyrtar të Komisionit Europian më 5 nëntor.

Kontrata përfshin auditimin energjetik të 50 ndërtesave, përgatitjen e projekteve teknike të detajuara, dokumentacionin për lejet e ndërtimit, preventivat dhe dokumentet e tenderit për realizimin e punimeve. Kompania që do të fitojë kontratën do të jetë përgjegjëse edhe për mbikëqyrjen e punimeve të eficiencës energjetike.

Të gjitha ndërtesat do t’i nënshtrohen vlerësimit dhe renditjes sipas përparësisë, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 468/2024. Pas këtij procesi, do të përzgjidhen për ndërhyrje ndërtesa me sipërfaqe të përgjithshme dyshemeje prej të paktën 22 mijë metrash katrorë.

Ndërhyrjet fizike do të realizohen përmes një kontrate tjetër punimesh, që do të tenderohet pas përfundimit të projektimit. Fondi i shpallur aktualisht mbulon shërbimet e auditimit, projektimit, përgatitjes së dokumentacionit dhe mbikëqyrjes, jo realizimin e punimeve të ndërtimit.

Kontrata e shërbimit është organizuar në dy faza, me një periudhë të ndërmjetme pa shërbime. Faza e parë do të zgjasë 24 muaj dhe përfshin auditimet energjetike, projektimin teknik dhe përgatitjen e dokumenteve të tenderit për punimet.

Më pas parashikohet një periudhë 12-mujore, gjatë së cilës pritet të zhvillohet procedura e prokurimit për kontratën e punimeve.

Faza e dytë, me kohëzgjatje 36 muaj, do të përfshijë mbikëqyrjen dhe monitorimin e ndërhyrjeve. Kohëzgjatja e përgjithshme e kontratës, përfshirë periudhën ndërmjetëse, është 72 muaj.

Procedura do të zhvillohet me konkurrim të kufizuar në dy faza. Në fazën e dytë parashikohet të ftohen nga katër deri në tetë kandidatë. Vlerësimi i ofertave do të bazohet 80% në cilësinë teknike dhe 20% në çmim.

Afati për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje është 22 dhjetori 2026, ora 16:30, ndërsa data e parashikuar për fillimin e kontratës është 29 tetori 2027./ N.Maho

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Koncesionet, ATRAKO do të hartojë studimet e fizibilitetit, tarifat deri në 1.5% të investimit

Kompanitë fituese të kontratave koncesionare dhe partneriteteve publike-private (PPP) do të paguajnë edhe kostot e konsulencës së jashtme për studi...

15 hours më parë 3 Min Lexim

Nga 5, 2, 10 dhe përsëri 5 milionë: pragu i TVSH-së dhe problemi që fshihet pas tij

Eduart Sharka Kontabel i Miratuar Nga 1 janari 2027, qeveria ka vendosur të ulë pragun e regjistrimit në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhir...

15 hours më parë 12 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!