Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është planifikuar seanca e shqyrtimit kryesor për vrasjen e Diana Kastratit, e cila u vra më 18 maj 2011.
Meqë Adnan Jashari nuk është kapur nga autoritetet, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gjykimi ndaj tij të zhvillohet në mungesë.
Të lidhura
None found
Jashari dyshohet, sipas aktakuzës, për vrasjen e ish-partneres së tij dhe për armëmbajtje pa leje.
Rasti shkaktoi reagime të shumta, pasi Kastrati i kishte kërkuar më herët gjykatës mbrojtje emergjente, por kërkesa e saj nuk ishte trajtuar në kohë.
Pas 15 vjetësh, institucionet e drejtësisë përballen ende me sfidën e përmbylljes së këtij rasti të rëndë.








