Vendi
Moti sot, kthjellime dhe vranësira, sa do të shënojnë temperaturat në vend
Vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme gjatë ditës së sotme, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat pritet të bëhen më të theksuara kryesisht pas orëve të pasdites.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, ajo pritet të arrijë deri në 10 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Reklamë
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius në Sarandë, Berat dhe Elbasan.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




