Pas kritikave nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Presidenca e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë janë hequr nga ambientet e institucionit.
Përmes një sqarimi drejtuar mediave, institucioni bëri të ditur se fotografia dhe dokumenti ndodhen ende në vendet e tyre. Sipas reagimit, nga zyra e Presidencës nuk është larguar asgjë dhe gjithçka vazhdon të jetë aty.
Të lidhura
None found
Kritikat e LDK-së kishin të bënin me largimin e pretenduar të këtyre dy simboleve. Më herët, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i kishte kërkuar presidentes të rishqyrtonte vendimin dhe t’i kthente ato në vendet e tyre, duke nënvizuar rëndësinë historike dhe shtetërore të ish-presidentit Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë.
Presidenca, nga ana tjetër, këmbëngul se as fotografia, as Deklarata e Pavarësisë nuk janë larguar nga institucioni.






