Robert alias Albert Duka ka pranuar para hetuesve teksa ka dhënë dëshminë e tij se pjesën më të madhe të shumës së grabitur në dy filialet bankare, që kap vlerën e mbi 100 mijë eurove, e ka shpenzuar në kazino të ndryshme në Tiranë.
Sipas të dhënave nga dëshmia e tij, autori i dyshuar ka treguar se pas grabitjeve ka përdorur paratë për të luajtur në disa kazino të kryeqytetit, ku dyshohet se ka shpenzuar një pjesë të konsiderueshme të shumës.
Për këtë arsye, hetuesit kanë kërkuar informacione përkatëse nga këto kazino, nëse 50-vjeçari ka qenë klient i regjistruar aty ose jo.
Ndërkohë, një shumë prej 6 mijë eurosh mësohet se ia ka dhënë dy miqve të tij në Vlorë, duke u dorëzuar secilit nga 3 mijë euro. Ky detaj është bërë pjesë e hetimeve për të gjurmuar destinacionin e parave të grabitura dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë kanë përfituar prej tyre.
Dy personat në fjalë janë pyetur nga grupi tehimor, të cilët kanë deklaruar se Duka ua kishte borxh paratë.
Vlera më e madhe e tyre është gjetur në banesën e tij në Vlorë, ndërsa në Tiranë jetonte me qira.
Në pyetje është marrë edhe bashkëshortja e tij që punon po ashtu në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa për shumën e parave që kishin në banesë ajo ka treguar se ishin kursime të mbledhyra nga shitja e një banese në kryeqytet.












