Bayern Munich përgatit lëvizjen e papritur për ish-portierin e ‘dështuar’ të Liverpoolit

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e një transferimi të papritur të ish-portierit të Liverpoolit, Loris Karius, teksa gjiganti gjerman po përgatitet për pensionimin e pritshëm në verë të kapitenit Manuel Neuer.
Me Jonas Urbig të përzgjedhur brenda klubit si pasardhësi i Neuerit në portë, drejtuesit e Bayernit dëshirojnë të sigurojnë një portier me përvojë, i cili do të jetë mbështetje për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarëve të Sky Sport, Florian Plettenberg dhe Florian Hartmann, Karius është përfshirë në listën e kandidatëve për portierë me përvojë, të cilët mund ta ndihmojnë Urbigun në edicionin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur tashmë brenda tyre që Urbig të marrë rolin e portierit të parë, sapo Neuer të vendosë t’i japë fund karrierës së tij pas 16 vitesh në Bavari.

Karius shihet nga drejtuesit në Säbener Straße si një kandidat interesant, i cili mund të ofrojë përvojën e tij si portier rezervë pas Urbigut. Megjithatë, Oliver Baumann mbetet objektivi i preferuar i bordit, pas paraqitjeve të qëndrueshme që ka pasur gjatë sezoneve të fundit.
Përveç Kariusit dhe Baumannit, drejtuesit e Bayernit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e transferimit të portierit të Fulhamit, Bernd Leno.
Mediumi gjerman raporton se 34-vjeçari Leno do ta mirëpriste një kalim në Munich dhe është i gatshëm të pranojë rolin e portierit rezervë. Një rikthim në jug të Gjermanisë do ta afronte atë edhe më shumë me familjen e tij, e cila jeton pranë Stuttgartit./Telegrafi/










































