Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

    Rekord historik për Kinën, suficiti tregtar kapërcen 1 trilion dollarë në vetëm 10 muaj falë bumit të AI-së

    Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë
    Aktualitet

    1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

    November 10, 2026
    Screenshot

    Klinika në Tiranë zhvillojnë aktivitetin e shitjes së vezëve femërore kundejt pagesës. Fiks Fare zbulon se si funksionon rrjeti dhe si realizohet tregtia e paligjshme në klinika fertiliteti në Tiranë.

    Rrjetet sociale gjithmonë e më shumë përdoren për të reklamuar produkte shërbime apo për të shitur.
    Në rrjetin social Tik Tok , Fiks Fare zbuloi një faqe të quajtur EGG ( Vezët) e cila reklamonte shitjen e vezëve femërore kundrejt pagesës 1000 euro.

    Fillimisht gazetarët e Fiksit komunikuan me mesazhe, për të shprehur interesin. Faqa në Tik Tok kërkoi të dhënat si emri, mosha, gjatësia, ngjyra e syve, pesha, grupi i gjakut, dhe mbi të gjitha theksoi se nevoitet pasja e aplikacionit Telegram. Pas bisedave të para në Tiks Tok, komunikojmë në Telegram, ku na kërkohet data e fillimit dhe mbarimit të ciklit menstrual, dhe sigurohemi për pagesën prej 1000 euro për individët me pasaportë shqiptare. Në fund, në bisedat në telegram se pagesa do të bëhet ditën e dhurimit, dhe do na kontaktojë kordinatorja e spitalt.

    Fill pas kësaj në telefonin e gazetares mbërrin një mesazh nga kordinatorja e Turkish International Hospital, e quajtur Lira.

    Fiks Fare shkoi në ambientet e spitalit i cili ndodhet në zonen e Bllokut. Kordinatorja na shpjegon se fillimisht vajza do ti nënshtrohet analizave si grupi i gjakut, entromentoza etj dhe një vizitë mjekësore gjinekologjike, ku do të vlerësohet nëse mund të bëhet dhurimi i vezëve. Ato duhet të jenë të shëndetshme pasi do të dhurohen për lindjen e një bebi. Pagesa bëhet kesh nga spitali, pohon kordinatorja.

    Menjëherë pas kësaj gazetarja e Fiksit shkon të përballet me kordinatoren e Turkish International Hospital për ta pyetur për tregëtinë që bëhet me shitjen e vezëve kundrejt pagesës.
    Zonja Lira mohon procedurën dhe justifikohet duke thënë” e kam pyetur vajzën si i beson Tik Tok” e më pas mbyllet në zyrë duke refuzuar të jap sqarime.

    Por a është vetëm Turkish International Hospital që kryen këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri?
    Fiks Fare shkoi edhe në një nga klinikat gjinekologjike më te njohura në Tiranë. Klinika Glozheni.
    Fillimisht një mjek pohon pagesën 1000 euro dhe se duhen ndjekur mjekimet e duhura.

    Gjatë vizitës mjekësore mjeku Elko Glozheni pohon se vajza fillimisht duhet ti nënshtrohet analizave për të parë nëse është në kushtet e duhura për këtë procedurë, e më pas e drejton gazetaren e Fiksit në laborator për të bërë analizën.
    Pas investigimit, Fiks Fae shkoi në klinikën Glozheni për tu përballur me mjekun Elko Glozheni.

    Ai deklaron se duhet të dalim jashtë më te mirë, që mos të çohet. “Nuk shet njeri vezë”- pohoi doktori pa sqaruar se përse paguhen 1000 euro për dhurimin.
    Paratë mund të jenë një zgjidhje e shpejtë për vajzat që ndodhen në vështirësi financiare, por a janë të vetëdishme për atë çfarë u kërkohet për të përfituar këto para?

    Fiks Fare iu drejtua me kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me procedurën e dhurimit të vezëve femërore kundrejt pagesës.

    Në përgjigjen e kthyer Ministria e Shëndetësisë sqaron se sipas nenit 6, pika 1 të ligjit 10454 të datës 21.07.2011 “Për transplantimin e indeve , të qelizave dhe organeve me origjinë njerëzore për qëllim transplanti , ndalohet për përfitime financiare.

    Për rrjedhojë shitja blerja e ovociteve femërore nuk lejohet në Republikën e Shqipërisë.

    Fiks Fare dokumentoi me zë dhe figurë, se si ky aktivitet i paligjshëm zhvillohet në zemër të Tiranës në klinikat më të njohura./TopChannel

    1000 Euro femrave klinikat vezët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

    November 10, 2026

    Rekord historik për Kinën, suficiti tregtar kapërcen 1 trilion dollarë në vetëm 10 muaj falë bumit të AI-së

    November 10, 2026

    Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir

    November 10, 2026

    BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

    November 10, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.