Tjetër operacion në Ukrainë, shpëtohet me dron ushtari i plagosur

10 Nëntor 2026 | 09:32

Një tjetër operacion për të shpëtuar një ushtar të plagosur duke përdorur një dron u krye nga forcat ukrainase, duke larguar nga fronti një ushtar që kishte pësuar një amputim kur shkeli mbi një minë.

Në një video të publikuar, ushtari i plagosur shihet duke u zvarritur drejt dronit dhe duke hipur në një barelë mbrojtëse të projektuar posaçërisht.

Shpëtuesit më pas e marrin dhe i japin ndihmën e parë, ndërsa ai deklaron se “këto janë mrekulli”.

Sipas ish-zëvendësministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashenko, i cili postoi videon në X, operacioni u përfundua vetëm në 30 minuta, ndërsa një ekipi tokësor do t’i duhej rreth një javë për të përshkuar të njëjtën distancë.

Përdorimi i një droni ajror u konsiderua i nevojshëm, pasi përpjekjet e mëparshme për të larguar ushtarin me mjete tokësore pa pilot kishin dështuar.

Ky është transporti i katërt ajror i një ushtari të plagosur rëndë nga njësia Kodi 9.2, e cila përdor sisteme zbulimi ajror dhe lufte elektronike për operacione shpëtimi në zona të rrezikshme të frontit.

Kësaj i parapriu shpëtimi i ushtarit ukrainas Kostyantyn Vlasenko, i cili mbeti i bllokuar për 491 ditë në një zonë lufte, duke humbur të dyja këmbët.

Vlasenko kishte humbur këmbën e majtë nga ngrirja, ndërsa u detyrua ta amputonte vetë këmbën e djathtë me thikë, përpara se të shpëtohej me ndihmën e një droni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pesë të vrarë nga sulmet me dronë ukrainas në Rusi dhe në zonat e pushtuara të Zaporizhias

Pesë persona u vranë në sulmet me dronë ukrainas në Rusi dhe zonat e Ukrainës të kontrolluara nga forcat ruse të hënën, thanë zyrtarët lokalë....
09:19 | 10/11/2026

Pas Jay-Z dhe Taylor Swift, Paul McCartney bëhet muzikanti i tretë më i pasur në botë

Paul McCartney është bashkuar me një klub shumë elitar duke u bërë miliarder. Sipas Forbes , ish-anëtari i Beatles ka një pasuri neto prej afërsisht...
09:19 | 10/11/2026

Guvernatori i Bankës së Francës: Jemi në një pozicion të mirë për të pretenduar postin e kryeekonomistit të BQE-së

Guvernatori i Bankës së Francës, Emmanuel Moulin tha të martën se do të ishte legjitime që një francez të merrte punën e kryeekonomistit në Bankën...
09:14 | 10/11/2026