Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga përditshmëria e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi të Vlorës.

Rama thekson se përmes disiplinës, stërvitjes dhe përkushtimit po përgatiten ushtarakët e ardhshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa nënvizon se me buxhetin e vitit 2027 do të vijojë modernizimi i ushtrisë dhe forcimi i sigurisë kombëtare.

“Një ditë nga jeta e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë. Një përditshmëri me disiplinë, stërvitje, përkushtim dhe përgjegjësi, ku çdo ditë është një hap më shumë drejt formimit të ushtarakëve të ardhshëm të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë me buxhetin e vitit 2027-të për mbrojtjen, vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura, forcojmë sigurinë kombëtare dhe përmbushim angazhimet tona në kuadër të NATO-s dhe aleatëve tonë strategjik.”- shkruan Rama në llogarinë e tij.