Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e Oviedos, në veri të Spanjës, ka shkaktuar vdekjen e një oficeri policie dhe plagosjen e një tjetri mëngjesin e së martës, më 10 nëntor. Ngjarja ndodhi pasi efektivët e një njësie speciale, të shoqëruar nga qen të trajnuar, mbërritën në vendngjarje për të kontrolluar një çantë shpine që ishte raportuar si e dyshimtë.

Gjatë ndërhyrjes, çanta shpërtheu, duke shkaktuar pasoja tragjike për dy efektivët. Polici që humbi jetën është identifikuar si Juan José.

Policia spanjolle reagoi përmes një mesazhi në platformën X, ku shprehu dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre dhe ngushëllimet për familjen dhe të afërmit. Sipas mediave lokale, efektivët kishin shkuar në atë zonë fillimisht për t’u marrë me një incident tjetër, kur konstatuan çantën e dyshimtë.

Rrethanat e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet spanjolle po hetojnë ngjarjen për të zbardhur se çfarë fshihej brenda çantës dhe si ndodhi shpërthimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb