Show-Bizz

Humb jetën në moshën 74-vjeçare ish-partnerja e Robert De Niros, Toukie Smith – vuante nga një sëmundje e rëndë

11:04 - 10.11.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja dhe aktorja amerikane Toukie Smith ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sklerozën multiple.  Lajmi u bë publik nga dy fëmijët e saj, binjakët Julian dhe Irene , të cilët konfirmuan se nëna e tyre ndërroi jetë më 4 nëntor, në një spital në Nju Jork.

Toukie Smith ishte e njohur në botën e modës dhe kinematografisë, ndërsa për publikun u bë veçanërisht e njohur edhe për lidhjen e saj me aktorin e famshëm Robert De Niro.
Ata nisën marrëdhënien në vitin 1988 dhe u ndanë në vitin 1996. Nga lidhja e tyre lindën dy fëmijë binjakë, në vitin 1995.
Përveç karrierës si modele, Smith u dallua edhe si aktore, veçanërisht në serialin televiziv amerikan “227”.

Irene i kushtoi gjithashtu një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi nga fëmijëria përkrah së ëmës, krahas së cilës shkroi: “Do të të dua gjithmonë, mami”.

Familjarët e kujtuan si një grua të jashtëzakonshme, me bukuri, forcë dhe një prani të veçantë, që la gjurmë në jetën e tyre dhe në botën e modës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.