U nda nga jeta në moshën 25-vjeçare, përcillet sot për në banesën e fundit Rinesa Qeriqi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.11.2026, 11:23

Këngëtarja shqiptare Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, përcillet sot për në banesën e fundit në Prishtinë, pas ndarjes nga jeta në moshën vetëm 25-vjeçare.

Rinesa u nda nga jeta më 23 tetor 2026, pas një beteje të vështirë me tumorin në tru. Një betejë që, fatkeqësisht, i mori jetën në një moshë kur kishte ende shumë për të jetuar, ëndrra për të realizuar dhe muzikë për t'i dhuruar publikut.

Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur në Londër, familja e saj ka organizuar sot ceremoninë e lamtumirës së fundit në Varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëri (Dragodan), në orën 14:30.

Ndërsa më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Grand Hotel Prishtina do të mbahen homazhet në nderim të artistes së re.

Në këtë ditë të vështirë, familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën apo e ndoqën përmes muzikës do të mblidhen për t'i dhënë lamtumirën një vajze që u largua shumë herët nga kjo jetë.

Familja Qeriqi ka falënderuar të gjithë ata që u kanë qëndruar pranë në këto ditë zie dhe dhimbjeje.

Sot, Rinesa përcillet në banesën e fundit, por kujtimi i saj dhe muzika që la pas do të mbeten te njerëzit që e deshën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit