Gjyqi sot në GJKKO për dosjen e “Sterilizimit”, ish-ministri Ilir Beqaj futet në Gjykatën e Posaçme Andrea Shllaku merr sot zyrtarisht drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.
Ai u prezantua, sot, zyrtarisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, dhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Besian Kadiu, në prani të drejtuesve dhe stafit të institucionit.
Sipas APD, Shllaku vjen në këtë detyrë me përvojë në administratën publike dhe sektorin portual.
Ai ka mbajtur më herët postin e zv.ministrit të Mbrojtjes, si dhe funksionet e Drejtorit të Divizionit Operacional dhe zv.drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.
Ai merr drejtimin e portit pas largimit të Liburn Aliut, i cili dha dorëheqjen nga detyra.
Top Channel