Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialisti doli vetë për të bërë pazar dhe për t’u treguar shqiptarëve se sa do të ulen çmimet nga data 1 janar e vitit të ardhshëm. Balla ilustroi çmimet e reja për produktet e shportës, që me propozimin e qeverisë në paketën fiskale u ulet TVSH nga 20 në 6 për qind. Ulja pritet të reflektohet në një listë me 54 produkte.