Petrit Vasili ka reaguar lidhur me diskutimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke paraqitur tri propozime që, sipas tij, përbëjnë kushtet themelore për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Ai kërkon anulimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli dhe vendosjen e sistemit zgjedhor me lista 100% të hapura dhe proporcional kombëtar.
Postimi:
Tre pikat, qe zgjidhin krizen dhe bashkojne te gjithe, te tjerat jane kompromise deshtake!
Tre pika e zgjidhin krizen nje here e pergjithmone:
1.Anullimi i ndryshimeve shkaterrimtare te Kushtetutes te vitit 2008.
2.Presidenti te zgjidhet nga populli.
3.Listat 100% te hapura dhe proporcionali kombetar.
Cilido faktor politik pavarsisht madhesise elektorale te tij ja ku e ka gurin e proves.
Ne se jane sinqerisht dhe realisht te vendosur ne betejen per rrezimit e Edi Rames dhe shtetit te gangstereve qe ai perfaqson ja ku jane tre pikat parimore ku mund te bashkohen te gjithe.
Tre pika, qe sigurojne balancen dhe kontrollin e vertete ne Shqiperi, demokracine direkte, qe buron nga qytetari dhe shtet ligjor.
Jashte ketyre tre kryeçeshtjeve gjithshka tjeter eshte pazar politik, qe thellon keq e me keq krizen politike dhe betonon narkoshtetin e Edi Rames.













