Tuesday / November 10 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Raporti i kredive me probleme ulet përsëri, arrin nivelin më të ulët në gati 19 vjet

Share Share Icon

Raporti i kredive me probleme ra më tej për muajin shtator.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues shënoi nivelin 3.59%, nga 3.66% që kishte qenë për gushtin. Raporti i kredive me probleme po vazhdon të ruajë rënien me bazë vjetore. Një vit më parë, treguesi kishte qenë në nivelin 4.37%.

Njëkohësisht, ky tregues ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit 2008.

Kreditë me probleme i janë kthyer rënies edhe në vlerë absolute. Stoku i kredive me probleme në fund të shtatorit vlerësohet në afërsisht 36.4 miliardë lekë, në rënie me 7.6% krahasuar me një vit më parë.

Raporti i kredive me probleme duket se po vazhdon ta ruajë tendencën rënëse, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e shpejtë të kreditimit në vitet e fundit. Ecuria e mirë makroekonomike dhe zgjerimi i vazhdueshëm i portofolit të kredisë po ndikojnë pozitivisht në ecurinë e treguesit të kredive në vonesë.

Në fund të shtatorit, teprica e kredisë për ekonominë arriti në rreth 1.015 trilion lekë, në rritje me tetë miliardë lekë krahasuar me gushtin. Portofoli i kredisë për ekonominë është në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë.

Kredia po vazhdon rritjen me ritme të ngjashme me vitin e kaluar, pavarësisht disa masave të Bankës së Shqipërisë që tentonin të ngadalësonin rritjen e shpejtë të huadhënies, sidomos në segmentin e kredisë për shtëpi. Ngadalësimi, gjithsesi jo drastik në ritmet e kredisë për pasuri të paluajtshme, është kompensuar nga një rritje me ritme më të larta e kredisë konsumatorë dhe kredisë për biznesin.

Sektori bankar po ruan një ecuri pozitive në drejtim të rritjes, por edhe performancës financiare dhe cilësisë së aseteve.

As shqetësimet për zhvillimet gjeopolitike globale dhe rritja e inflacionit, për momentin, nuk po japin efekte të rëndësishme në tregun e huadhënies. Ndërsa normat referuese të interesit për Lekun dhe Euron kanë shënuar një korrektim në rritje pas muajit tremujorit të dytë, kjo nuk duket të ketë sjellë ndikime domethënëse në kërkesën dhe ofertën për kredi bankare dhe as në treguesit cilësorë të portofolit.

Banka e Shqipërisë, për momentin, ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, por ka paralajmëruar se një rritje është e mundshme gjatë muajve në vazhdim.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi

Shqipëria po vijon të vuajë nga tkurrja e lindjeve, ndërsa shtesa natyrore e popullsisë mbetet minimale. Pasojat e zbrazjes së qyteteve përveç qend...

51 minutes më parë 2 Min Lexim
Prokurime publike

Ankesat për tenderat, ndryshojnë rregullat për kthimin e tarifave të bizneseve

Bizneset që kundërshtojnë vendimet e institucioneve publike në procedurat e tenderimit pritet të përfitojnë nga ndryshimi i rregullave për kthimin ...

1 hour më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!